Luigj Vathi ,Zëvendës drejtori i Policisë së Shtetit në një deklaratë për mediat ka mohuar akuzat se efektive të policisë kanë shpërndarë qytetarët që po protestonin në shesh. Vathi tha se ata kanë marrë një njoftim me letër për lirimin e saj.
“Në bazë të njoftimit nga organizatorët policia ka marrë masat për mbarëvajtjen. Pas një kërkese të dytë ne u kemi kërkuar lirimin e rrugës. Policia e shtetit nuk i ka shpërndarë protestuesit. Ne thjesht kemi liruar rrugën për mbarëvajtjen e automjeteve. Garantoj që çdo qytetar ka të drejtë të protestojë pa cënuar të drejtat e të tjerëve”, tha ai.
