Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Policia refuzoi kërkesën për miting/ Balliu: Evropianët do të jenë më të sigurt mes protestuesve

16:37 / November 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balliu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, duke reaguar për ndalimin e tubimit të paralajmëruar nga PD më 6 dhjetor, tha se liderët evropianë do jenë më të sigurt krah protestuesve sesa në krahët e kryeministrit Rama.

Me anë të një postimi në Facebook, ai shkroi se degradimi i Policisë së Shtetit është një nga dramat më të mëdha të shoqërisë tonë dhe se militantë të emëruar në Polici po bëjnë pis uniformën e nderuar të Policisë së Shtetit.

Deklarata e plotë:

Europianët më të sigurtë mes protestuesve se sa në krah të Ramoviçit.

Degradimi i Policisë së Shtetit është një nga dramat më të mëdha të shoqërisë tonë.

Militantë dhe patronazhistë të emëruar në Polici po bëjnë pis uniformën e nderuar të Policisë së Shtetit.

Policia e pushtetit sot është mbushur me individë që nuk kanë lidhje me Policinë, nga trafikantë, antarë bandash e deri tek hajdutët e fundit tek Liqeni Artificial, të cilët u raportuan në media se grabisnin të rinjtë në këtë zonë.

Të sigurtë të jemi të gjithë se këta banditë me uniformë nuk mund të garantojnë sigurinë e lidereve të BE që vijnë në Tiranë.

Por duhet të jemi të qartë gjithashtu se këta janë të emëruarit e partisë dhe nuk përfaqësojnë çdo efektiv të Policisë.

Në Policinë e Shtetit ka shumë efektivë të ndershëm që ndihen të turpëruar nga këta pseudo policë të Edi Ramës.

Kriminalizimi i policisë është një nga krimet më të mëdha që i është bërë shtetit shqiptar, duke shkatërruar rendin dhe sigurinë publike.

Ndaj me 6 Dhjetor ne do të protestojmë për të mbrojtur Policinë e Shteti, rendin dhe sigurinë publike e padiskutim dhe sigurinë e aleatëve tanë europianë që do të jenë në Tiranë.
Por një gjë është e sigurtë se partnerët tanë Europianë janë më të sigurtë në protestën me pro europiane se sa në krah me Edvinoviçin.

Me Edi Ramën Shqipëria dhe Policia është në rrezik.

6 dhjetor Klevis Balliu PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.