Forca të shumta policie janë mbledhur pranë Pallatit të Kulturës në Vlorë ku një pako e dyshimtë ka rrethuar ambientet.
Ka qenë një celular i mbështjellë, por akoma nuk ka një të dhënë se çfarë përmban kjo pako, e cila është gjetur në shesh pranë një peme.
Sipas policisë sasia e dyshuar e eksplozivit është pranë një peme dhe afër vendbanimeve në zonën në afërsi të portit. Dyshohet se është një lëndë plasëse e lidhur me telefon.
