Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Policia rrugore bën bilancin e javës: 26 mijë gjoba në gjithë vendin, 31 shoferë të arrestuar dhe 121 leje drejtimi të pezulluara

12:55 / June 9, 20243 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
640 0 1717927788xipiccy image 6 211
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

TIRANË– Drejtoria e Policisë Rrugore ka publikuar bilancin e punës së një jave. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se si rezultat i shtimit të kontrolleve janë pezulluar 121 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim mjeti në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt.

Gjithashtu janë arrestuar 31 drejtues mjetesh, nga këta 24 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si dhe është goditur një rast i tentativës për të korruptuar punonjësin e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative.

Policia Rrugore iu bën apel të gjithë drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, për përdorim të rrugëve alternative, për qëndrim në radhë kur ka ngadalësim të lëvizjes së automjeteve në raste fluksi, t’u japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në qendrat urbane dhe akset nacionale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Drejtoria e Policisë Rrugore

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, nisur dhe nga shtimi i fluksit të automjeteve, Drejtoria e Policisë Rrugore ka shtuar masat në të gjithë vendin, duke rritur monitorimin me mjete inteligjente, të lëvizjes së automjeteve të pushuesve drejt plazheve dhe kthimin e tyre në destinacion, si dhe duke shtuar patrullat e lëvizshme përgjatë këtyre akseve, për bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”, që janë të planëzuara në zonat bregdetare.

Gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin, nga Policia Rrugore, si rezultat i shtimit të kontrolleve me mjetet inteligjente, radarët automatikë, dronët, dragerat dhe së fundi edhe teleskopët, për të evidentuar përdoruesit e celularit, gjatë drejtimit të automjeteve:

-janë pezulluar 121 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim mjeti në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt;

-janë arrestuar 31 drejtues mjetesh, nga këta 24 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si dhe është goditur një rast i tentativës për të korruptuar punonjësin e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vënë 26 841 masa administrative, nga këto:

* 7632 për shpejtësi tej normave të lejuara, por pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit;
* 1356 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
* 1468 për mospërdorim të rripit të sigurimit;
* 1846 për parakalime të gabuara;
* 857 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
* 435 për shpejtësi dhe manovra të rrezikshme në rrugë;
* 248 për drejtim mjeti/motomjeti në efektin e alkoolit;
* 10711 për parkim të gabuar;
* 2288 për shkelje të ndryshme.

Edhe gjatë javës së ardhshme, shërbimet e Policisë Rrugore do të vijojnë intesivisht monitorimet në të gjitha rrugët urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur mjetet inteligjente dhe bazën logjistike bashkëkohore që kanë në dispozicion, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, për përdorim të rrugëve alternative, për qëndrim në radhë kur ka ngadalësim të lëvizjes së automjeteve në raste fluksi, t’u japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në qendrat urbane dhe akset nacionale.

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjoba Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

19:40 / July 12, 2025

E hoqën nga puna, Yuri Kim në protestë para DASH

19:08 / July 12, 2025

Salianji rrëfen detaje nga jeta në burgun e Fierit: Lahesha me…

18:00 / July 12, 2025

Paketa e maleve, nisin aplikimet/ Aplikimet dorëzohen nëpërmjet portalit E-Albania

17:40 / July 12, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.