Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Policia Rrugore e Lezhës shton kontrollet, 7 të arrestuar dhe 1420 gjoba të vendosura

11:28 / November 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3578
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aksidenti i së shtunës në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku mbeten të vdekur 2 persona, pas përplasjes së dy automjeteve ka vënë në lëvizje Policinë Rrugore.

Rrugorja ka itensifikuar kontrollet dhe monitorimet në të gjitha akset rrugore të qarkut, duke përdorur teknologjitë bashkëkohore të kontrollit, përfshirë dronet, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Sipas të dhënave si rezultat i këtyre veprimeve, 7 drejtues mjetesh janë arrestuar, ndërsa 2 të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu janë vendosur 1420 gjoba për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht, 39 për mosvendosjen e rripit të sigurimit, 48 për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, 72 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, 36 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 35 për përdorimin e xhamave të errësuar, 205 për parakalime të gabuara, 198 për ndalim apo qëndrim të gabuar, 658 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 39 për mosdhënie përparësie këmbësorëve dhe 90 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore bën të ditur se kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale të qarkut Lezhë, me fokus respektimin e rregullave të qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Gjithashtu drejtuesit e automjeteve u kërkohet që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin parakalimet e gabuara, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin nën efektin e alkoolit.

arrestuar Gjoba kontrollet Policia rrugore e lezhës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.