Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Policia shpall në kërkim 62-vjeçarin që i vuri flakën pyllit në Tropojë

08:46 / March 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zjarr 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 62-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Tropojës me akuzën se i ka vënë zjarrin një zone të pyllëzuar në fshatin Koçanaj.

Sipas burimeve policore, shtetasi S. M. dyshohet se ka ndezur një zjarr, i cili i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe me bimësi dhe pemë (gështenja).

Njoftimi i plotë i policisë:

I vuri zjarrin pyllit në fshatin Koçanaj, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, shpallën në kërkim shtetasin S. M., 62 vjeç, banues në fshatin Koçanaj.

Më datë 24.03.2022, në një zonë të pyllëzuar në vendin e quajtur sipër  “Lagjes së Gelajve”, në fshatin Koçanaj, shtetasi S. M. dyshohet se ka ndezur një zjarr, i cili i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe me bimësi dhe pemë (gështenja).

Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprën penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja – Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe punonjësin e sigurisë

13:04 / October 6, 2026

Hekurudha Tiranë-Durrës-Aeroport, Karakaçi: Shërbim modern, i rregullt dhe i besueshëm për qytetarët

12:57 / October 6, 2026

Vlorë/ Ndërron jetë 73-vjeçari, panelet e ngarkuara në kamion e zunë poshtë

12:49 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.