Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Policia shton kontrollet në Durrës, ja çfarë gjeti. Tre të arrestuar

11:57 / May 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia durres compressor 630x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre persona janë vënë në pranga nga policia në Durrës pas shtimit të kontrolleve në këtë qytet.

Tre persona janë vënë në pranga. Një 43-vjeçari i është gjetur në mjetin e tij tip “Smart” një pistoletë, një thikë dhe një sasi marijuane. Ndërsa një 34-vjeçar u vu në pranga pasi shpërndante heroinë teksa lëvizte me biçikletë. Një tjetër të riu iu gjetën në xhep fara kanabisi.

NJOFTIMI I PLOTE

Durrës

Plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet.

Kontrolle të befasishme nga Patrrullat e Përgjithshme të Policisë Durrës, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, fara cannabis dhe një shumë parash.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, kapjen e personave që lëvizin me armë zjarri ose lëndë narkotike, Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës kanë zhvilluar kontrolle të befasishme në qytet. Si rezultat i kontrolleve, bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative, kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

H. K., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 16, Durrës, është ndaluar nga shërbimet e Policisë mjeti tip “Smart”, që drejtohej nga ky shtetas, dhe gjatë kontrollit u gjet një armë zjarri pistoletë, 9 fishekë, 1 thikë dhe një sasi lëndë narkotike marjuanë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

E. K., 34 vjeç, banues në Durrës, i cili po lëvizte me biçikletë në lagjen nr. 4, Durrës, dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Patrullat e Përgjithshme i janë gjetur 42 doza me lëndë narkotike heroinë, 17 doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë prej 108.890 lekësh dhe 3 grirëse hashashi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

E. H., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi shërbimet e Policisë e kanë ndaluar në lagjen nr. 1, Durrës dhe gjatë kontrollit fizik, në xhep, iu gjetën fara të dyshuara canabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Levan-Vlorë, makina përplas 70-vjeçarin, i moshuari ndërron jetë në spital

21:44 / November 4, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Vrau çiftin e moshuar në Dropull dy vite më parë, 30 vite burg për autorin Thoma Mastora

19:56 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.