Pak orë më parë zv.drejtoresha e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj tha se ka informacione shqetësuese për protestë, çka ka sjellë një vigjilencë më të madhe nga autoritetet.
Në fotot e publikuara nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, krahas masave të zakonshme në këto 7 protestë, në këtë të tetën do të ketë një risi, dhe bëhet fjalë për ndriçimin e ambientit para Parlamentit.
Përveç gardhit metalik, kordonit të policisë, kamerave me rezolucion të lartë, do të ketë një ndriçim të shtuar me prozhektorë, të cilët janë testuar gjatë mbrëmjes së të premtes nga Garda e Republikës. Kjo do të sjelle edhe identifikimin e elementeve të dhunshëm.
Kjo masë shtese vjen pas dëmtimit të 10 efektivëve në protestën e kaluar për të cilët Gjykata vlerësoi se nga 42 të arrestuar për këto veprime të dhunshme, të lihen në arrest me burg vetëm 3, pasi nuk disponoheshin provat e nevojshme për pjesën tjetër të të ndaluarve.



