Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi është tentuar që të shoqërohet nga Policia e Tiranës, e cila ka rrethuar zonën e Teatrit Kombëtar. Në mbrojtje të saj ka dalë gazetari Enkel Demi, i cili ka tentuar që ta shpëtojë nga duart e efektivëve.
Gjatë gjithë kohës ai është shtyrë me efektivët për të marrë sërish ish-deputeten por është ndaluar nga Policia. “Ka mundësi të marrim pak atë gruan ne? Mos e prek me dorë o burrë se është femër. Albana mos lëviz!” – thotë gazetari.
Në një komunikim me Euronews Albania, Vokshi e përlotur është shprehur se ka shumë kujtime në godinën e rrënuar.
“Ndaj shumë kujtime, unë jam lindur dhe rritur në Tiranë. Kam vajtur shpesh në Teatër. Kam vajtur dhe më fëmijët e mi. Kemi shumë kujtime. Eshtë një vepër e çmuar shqiptare. Ndjej dhimbje, por unë jam e sigurt se ky është fundi i Edi Ramës”, theksoi Vokshi.
Vokshi u përfshi edhe vet në përplasjet me policinë për të thyer kordonin ditën e sotme.
