Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka grumbulluar disa citime nga kampi socialist dhe ka menduar të ironizojë kundërshtarët politikë.
Rama më herët ka thënë se spitalet tona nuk kanë ndryshim nga vendet e BE. Bushati duke iu referuar shifrave mesatare ka thënë se e kemi menaxhuar pandeminë më mirë se Italia apo Gjermania.
E së fundmi ministër i Brendshëm Bledi Çuçi duke cituar sondazhin e agjencisë suedeze tha se kemi lënë pas Anglinë, Holandën apo Francën sa i përket perceptimit që kanë qytetarët ndaj policisë.
Vasili duke ironizuar thotë: Krye Gomar mblidhi gomarët! Zot na ruaj nga Budallenjtë.