Vëmendja e beftë ndaj të shkuarës, ku emri i Ilir Meta del sipas Autoritetit të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit në doshet e Ish-Sigurimit. Ndaj dhe sot kryetarja e Kuvendit, zhvilloi takime me krerët e grupeve parlamentare.
Fatmir Mediu pas takimi u shpreh i prerë, ku kërkoi që emrat e politikanëve që kanë dalë me iniciale, duhet që të ikin nga politika.
“Ato figura që kanë qenë të implikuara në të kaluarën të cilët kanë dominuar në pjesën më të madhe në jetën publike e politike në 30 vjet në institucione të ndryshme, të mos jenë pjesë e një aktiviteti publik të lartë. Ngelet për ta vlerësuar. Do flas me kolegët anëtarë të tjerë të grupit e kolegët e opozitës për të marrë një qëndrim më të qartë në raport me çështjen”, tha Mediu.