Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Politikani i njohur bën paralajmërimin e fortë, zbulon 4 kandidatët që mund të zëvendësojnë Belerin

21:44 / November 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
beleri mitsotakis
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Lëvizjes “Atdheu” dhe ekspert i gjeopolitikës, Kreshnik Osmani, ka zbuluar gjatë një interviste televizive katër emra, të cilët në Athinë përfliten si kandidatë të mundshëm që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme lokale në bashkinë e Himarës, pasi drejtësia të marrë vendimin final për Fredi Belerin.

Osmani tha se Greqia dhe kryeministri Rama do të “lajnë duart” me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës dhe do të nisë një fazë e re e fqinjësisë së mirë mes dy vendeve.

“Athina e ka të qartë që nuk shkon dot gjatë në këtë betejë, sepse Edi Rama shkon në Bruksel dhe thotë çlidhje kam unë me drejtësinë. Kjo është çështje e SPAK-ut, SPAK-un e kanë bërë amerikanët. Dhe lan duart Rama me këtë çështje.”

Sipas tij pas 18 dhjetorit çështja Beleri do të zbehet dhe nuk do të jetë më pika e fërkimit mes Tiranës dhe Athinës. Sa i përket kandidatëve të mundshëm, ai zbuloi se emri më në zë është ai i një minoritari greko-shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Fredi Beleri nuk është fare në llogaritë e Athinës. Është një kalë beteje momental. Athina ka gati katër emra sot për të zëvendësuar Fredi Belerin. Njëri është nga minoritarët e SHBA që po bëhet gati ti hipi avionit dhe të vijë të kandidojë. Minoritar greko-shqiptar. Tjetri është mjek nga Tirana. Ka dhe dy personazhe të tjerë. Beleri do zëvendësohet. Do bëjë ca kohë burg aty dhe Athina do thojë s’kemi më lidhje, është çështje e drejtësisë së Shqipërisë. Le të vazhdojnë proceset integruese, stabiliteti i rajonit, fqinjësia e mirë dhe iku u harrua. Athina është më e mençur sesa të krijojë turbulenca me shqiptarët në këtë vend.”

Fredi Beleri KANDIDATET mitsotakis
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.