Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Politikania greke mbron Kosovën

13:37 / May 2, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1576590892 bakojanis
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Asnjë vendi tjetër kandidat nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma se Kosovës përpara anëtarësimit në Këshillin e Europës, pohoi ligjvënësja greke Dora Bakojani, hartuesja e një raporti mjaft pozitiv për këtë përpjekje të Kosovës.

Në një shkrim të publikuar në European Western Balkans, ajo thekson se “për të ardhur tek opinioni pozitiv, u deshën 300 ditë, misione në Prishtinë, Mitrovicë të Veriut dhe Bruksel, një ekip i specializuar e dhjetëra takime me qeveritarë, ambasadorë, bashkiakë serbë, përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe, organizata joqeveritare e organizata ndërkombëtare”.

“Po ashtu raporti ka kërkuar nga autoritetet në Prishtinë që pas 25 vjetësh të rivendosin pronën e manastirit më të rëndësishëm serb në rajon, që të tërhiqnin një projektligj për shpronësimin e pronave serbe dhe të nënshkruanin një listë marrëveshjesh për të drejtat e njeriut, e mbi të gjitha, ta vendosin komunitetin serb nën mbrojtje ndërkombëtare”, nënvizon deputetja.

“Asnjë kandidati nuk i është kërkuar të kryejë kaq shumë reforma para se të sillet për diskutim çështja e pranimit të tij në organizatë. Kjo me gjasë është arsyeja pse 83 për qind e Asamblesë votoi pro raportit”, shprehet ajo.

Bakojani i përmend megjithatë edhe lidhjet e saj të veçanta me popullin serb duke theksuar se raporti i saj pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës i është kushtuar “vetëm të drejtave të njeriut dhe nevojës për t’i sjellë dy milionë evropian nën ombrellën demokratike të KiE-së”.

Dora Bakojani tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA/ I mbijetoi injeksionit vdekjeprurës, Christa Pike sëmuret me pneumoni dhe nuk lëviz krahët!

22:39 / October 7, 2026

Ambasada gjermane: “Thellësisht të shqetësuar” pas ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale

22:21 / October 7, 2026

Rubio nga Athina: As koha dhe as distanca nuk mund ta shuajnë borxhin ndaj qytetërimit

21:50 / October 7, 2026

Sulm me thikë në shkollë/ 19-vjeçari plagos 10 nxënës dhe mësues

21:09 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.