Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Politikën e kanë bërë si dyqan për të nxjerrë fitime”- Lubonja komenton situatën brenda PD

18:07 / July 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lubonja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Fatos Lubonja e ka cilësuar situatën e brendshme në Partinë Demokratike si një tragjikomedi.

I ndalur tek çështja e vulës, Lubonja tha se po bëhet një histori e përsëritur, duke shtuar se kthimi i Lulzim Bashës pas një kohë heshtje është mungesë serioziteti.

“Tragjikomedi situata në PD. Ngjarjet në PD janë problem edhe i Shqipërisë. Përshtypja ime ka qenë që Bardhi është njeri i afërt me Bashën, por prishjen e marrëdhënieve mund të them se ndoshta nuk e priste kthimin e Bashës. Në analizën e tij thotë se me Bashën PD nuk ka asnjë shans. Por për ndarjen e partisë janë të gjithë përgjegjës. Besoj se edhe pse pa ditur detaje, në thelb shihet paaftësia për t’u bërë bashkë përtej interesit personal”, tha ndër të tjera Lubonja në News24.

Sa i përket çështjes së vulës dhe mbledhjes së thirrur nga Gazment Bardhi, Lubonja tha se politikën e kanë kthyer në dyqan për të nxjerrë fitime, dhe sipas tij qëllimi i Bardhit është të qëndrojë në politikë.

“Për mua që kur është bërë ballafaqimi i dy Këshillave Kombëtare, u pa se kush kishte mazhorancën dhe kush jo. Basha ishte përjashtuar nga partia. Mbledhja e thirrur nga Bardhi, ndoshta është një shantazhim, një lojë që bën Bardhi. Një lojë siç e bën Basha, me pretendimin për të qëndruar në politikë. Politikën këta e kanë bërë si dyqan për të nxjerrë fitime. Dikush e ka më të madh, dikush më të vogël. Tani edhe Bardhi thotë edhe unë dua të rri në politikë, ka hallin e dyqanit të vet, këta duket sikur nuk janë të zot për të bërë punë të tjera”, u shpreh ai.

Kujtojmë se Bardhi ka thirrur mbledhjen bazuar në kompetencat që i njeh Statuti, që kur partia është pa kryetar, Statuti parashikon që është Sekretari i Përgjithshëm ai që ka të drejtën të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Sakaq mbledhja e Këshillit Kombëtar parashikohet të zhvillohet online dhe për organizimin e saj Sekretari i Përgjithshëm ka ngarkuar Sekretariatin e Këshillit Kombëtar. Ky hap vjen pas kërkesës së 7 deputetëve të PD për të pezulluar zgjedhjet e 29 korrikut për kryetarin e partisë.

lubonja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.