Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Polonia dënon thirrjet për vrasjen e ambasadorit polak në Moskë

21:46 / May 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Polonia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Jashtme e Polonisë ka thirrur në bisedë ambasadorin rus për të protestuar ndaj të një ish-zyrtari rus, i cili ka sugjeruar se do të ishte e pranueshme vrasja e ambasadorit të Polonisë në Rusi.

Pavel Astakhov, që kishte qenë avokat për të drejtat e fëmijëve nga viti 2009 deri më 2016, i bëri këto deklarata gjatë një programi televiziv të udhëhequr nga propagandisti rus, Vladimir Solovyov. Ai u intervistua pasi autoritetet polake morën nën kontroll ndërtesën e një shkolle në Varshavë të shtunën, që po përdorej nga fëmijët e diplomatëve rusë dhe nga ushtria.

Astakhov sugjeroi se vrasja e ambasadorit polak në shenjë hakmarrjeje “për veprimet jomiqësore… është brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar”, duke shtuar se “këtë ma kanë mësuar mirë në shkollën e KGB-së dhe në fakultetin e kundërzbulimit”.

Incidenti i së shtunës në Varshavë është në vazhdën e disa incidenteve që kanë rritur tensionet mes Rusisë dhe Polonisë. Varshava është aleate e Kievit dhe e ka furnizuar me armë ushtrinë ukrainase.

Gjatë intervistës me Solovyovin, Astakhov përmendi konfiskimin pronave nga Polonia, por edhe ngrirjen e llogarive bankare të rusëve si dhe gjuajtjen me ngjyrë të kuqe të ambasadorit rus në Poloni, Sergey Andreev, nga aktivistët në Varshavë vitin e kaluar.

Astakhov tha se kur Andreev u sulmua me ngjyrë, ai priti të shihte “nëse do ta shihnin ambasadorin e Polonisë duke pluskuar në lumin Moskva?”.

Ministria e Jashtme e Polonisë tha në deklaratë se e ka thirrur në bisedë ambasadorin rus Andreeev dhe i ka dorëzuar notë proteste për deklaratat e Astakhov “që bëjnë thirrje për vrasjen e ambasadorit të Polonisë në Moskë”.

“Pala polake ka protestuar ashpër kundër kësaj situate dhe ka kërkuar që të nisen proçedura penale menjëherë që keqbërësit të dalin para drejtësisë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme polake, Lukasz Jasina.

Ambasadori polonia Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.