Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Polonia i kërkon Gjermanisë dhënien e raketave Ukrainës

17:39 / April 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ministri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas dorëzimit të raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski shpreson që kancelari gjerman Olaf Scholz të ndryshojë mendje dhe t’i sigurojë vendit të sulmuar raketat gjermane ”Taurus”.

“Shpresoj që kancelari të ndihet i inkurajuar nga ngjarjet e ditëve të fundit”, tha Sikorski në një intervistë me gazetën gjermane ”Bild am Sonntag” në Varshavë.

Sikorski e përshkroi dërgimin e raketave amerikane ATACMS në Ukrainë si një “reagim ndaj përshkallëzimit rus” në Ukrainë, të cilit duhet t’i përgjigjet edhe Gjermania.

Pak ditë më parë u bë e ditur se Ukraina kishte marrë raketa me rreze të gjatë ATACMS nga SHBA.

Megjithatë, Pentagoni nuk dha ndonjë detaj specifik nëse këto ishin modele me një distancë prej rreth 300 kilometrash apo ato me një rreze më të shkurtër.

Mediat raportuan se ato ishin modelet me rreze më të gjatë.

SHBA kishte dërguar tashmë raketa ATACMS me një rreze më të shkurtër vitin e kaluar.

Scholz deri më tani ka refuzuar prerazi furnizimin me raketa ”Taurus” në Ukrainë.

Ai ka frikë se Gjermania mund të tërhiqet në luftë nëse sigurohen raketat me rreze veprimi prej 500 kilometrash.

“Rusët tashmë kanë mbyllur 70% të kapacitetit të prodhimit të energjisë në Ukrainë. Ky është në fakt një krim lufte”, vazhdoi Sikorski.

“Unë mendoj se ne të gjithë e dimë tani se Putini reagon vetëm ndaj presionit, ndaj argumenteve më të ashpra të forcës”, theksoi ai.

gjermani polonia raketa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA/ I mbijetoi injeksionit vdekjeprurës, Christa Pike sëmuret me pneumoni dhe nuk lëviz krahët!

22:39 / October 7, 2026

Ambasada gjermane: “Thellësisht të shqetësuar” pas ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale

22:21 / October 7, 2026

Rubio nga Athina: As koha dhe as distanca nuk mund ta shuajnë borxhin ndaj qytetërimit

21:50 / October 7, 2026

Sulm me thikë në shkollë/ 19-vjeçari plagos 10 nxënës dhe mësues

21:09 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.