Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Polonia merr kryesimin e forcës së gatishmërisë së NATO-s

08:09 / December 31, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
NATO
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ushtria polake do të marrë kryesimin e Task Forcës së Përbashkët të Gatishmërisë Shumë të Lartë (VJTF) të NATO-s.

Sipas një deklarate të NATO-s, Polonia do të marrë përsipër detyrën nga Gjermania më 1 janar të vitit 2020 dhe do t’ia dorëzojë Turqisë më 2021.

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, ka falënderuar Poloninë për udhëheqjen e forcës.

“Task Forca e Përbashkët e Gatishmërisë Shumë të Lartë, Forca jonë Drejtuese, është një kontribut thelbësor në mbrojtjen tonë kolektive dhe një shfaqje e fortë e aftësive të Polonisë”, ka shtuar ai.

Sipas deklaratës, rreth 6.000 ushtarë, prej të cilëve 3.000 nga Polonia, do të shërbejnë në këtë forcë.

Njësi nga Bullgaria, Republika Çeke, Hungaria, Italia, Lituania, Letonia, Portugalia, Rumania, Spanja, Sllovakia, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar gjithashtu do të shërbejnë për forcën. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin VJTF-në me fuqi ajrore dhe mbështetje tjetër luftarake”, thuhet më tej.

VJTF u themelua në Samitin e Uellsit në vitin 2014 si përgjigje ndaj aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga ana e Rusisë dhe trazirave në Lindjen e Mesme.

Ajo është pjesë e Forcës së Reagimit të NATO-s e përbërë nga forcat tokësore, ajrore, detare dhe speciale./AA

NATO-s polonia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.