Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pompeo sfidon urdhërin e Presidentit Maduro: Diplomatët e SHBA nuk largohen nga Venezuela!

19:40 / January 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mike pompeo 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se diplomatët amerikanë nuk do të largohen nga Venezuela. Komentet e tij sfidojnë një urdhër të Presidentit Nicolas Maduro që diplomatët e SHBA të largohen brenda 72 orëve.

Në një mesazh në Twitter, zoti Pompeo tha se SHBA nuk e njohin më regjimin e Maduros dhe nuk e konsiderojnë Maduron si autoritetin ligjor që mund të prishë marrëdhëniet diplomatike.Sekretari Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara tani njohin udhëheqësin opozitar të Venezuelës Juan Guaido si president të përkohshëm.

Vende të tjera, si Kanadaja, Brazili dhe Argjentina, njohën gjithashtu zotin Guaido si president të Venezuelës. Bolivia, Meksika, Turqia dhe Rusia vazhdojnë të njohin Maduron si udhëheqës të vendit.

SHTOHET TRYSNIA NDAJ MADUROS

Të mërkurën Presidenti Donald Trump njohu kreun e opozitës së Venezuelës, Juan Guaido, si president të përkohshëm të vendit, duke e rritur presionin ndaj presidentit Nicolas Maduro.

Në një deklaratë, Presidenti Trump tha se do të përdorte “peshën e plotë të fuqisë ekonomike dhe diplomatike të Shteteve të Bashkuara për të bërë trysni në favor të rivendosjes së demokracisë venezueliane”. Ai inkurajoi qeveritë e tjera në hemisferën perëndimore që edhe ato të njohin zotin Guaido.

Mijra protestues antiqeveritarë demonstruan në rrugët e Karakasit të mërkurën, si pjesë e një proteste mbarëkombëtare për të rrëzuar presidentin Nicolas Maduro.

Policia bllokoi shumë rrugë dhe ura në Karakas, ndërsa protestuesit e opozitës hidhnin objekte në drejtim të tyre dhe thërrisnin “Maduro ik” si dhe parrulla të tjera.

Presidenti Maduro po përballet me kritika globale në rritje pas rizgjedhjes së tij vitin e kaluar që u konsiderua gjerësisht si e paligjshshme. Opozita beson se shanset e saj për të detyruar Maduron të largohet janë përmirësuar për shkak të krizës ekonomike të vendit dhe pozitës gjithnjë e më të izoluar të Venezuelës në skenën botërore.

Protestat kundër qeverisë janë një provë vendimtare për Juan Guaidon, udhëheqësi i sapozgjedhur i Kongresit. Megjithatë, çdo ndryshim i regjimit varet nga besnikëria e forcave të armatosura, të cilat kanë mbështetur Maduron gjatë dy valëve të protestave në rrugë.

Zoti Guaido i ka bërë thirrje ushtrisë të dënojë Maduron dhe ka premtuar amnisti për ata që ndihmojnë për të punuar drejt rivendosjes së demokracisë në vend. Ai ka thënë se do të jetë i gatshëm të shërbejë si president i përkohshëm dhe të kërkojë zgjedhje të reja nëse Maduro detyrohet të largohet me ndihmën e ushtrisë.

maduro pompeo venezuele
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.