Mike Pompeo, ish-sekretari amerikan i shtetit ka sqaruar arsyen që e ka sjellë në Shqipëri, pavarësisht takimeve që zhvilloi apo fotove që shkrepi. Në një postim në Twitter, Pompeo shkruan se në vendin tonë ka ardhur për komunitetin iranian. Ai shkruan se iranianët kanë të drejtë të protestojnë kundër regjimit, duke treguar kështu dhe arsyen e vizitës në Shqipëri.
“Udhëtova sot në Shqipëri për të folur me komunitetin iranian atje. Ata kanë të drejtë t’i rezistojnë mullahëve dhe të punojnë për të ofruar atë për të cilën populli iranian po kërkon dhe po proteston: çlirimin e qytetarëve të Iranit nga zgjedha tiranike e regjimit,”- shkruan Pompeo.