Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Transporti publik i Shqipërisë hyn në “Google Maps”

08:45 / January 8, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shqiperi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria turistike e këtyre viteve të fundit ka qenë një surprizë për të huajt, që me befasinë e zbulimit të një destinacioni me bukuri të shumta natyrore, ndesheshin edhe me sfidën e orientimit në një vend ku transporti publik është disi kaotik. Por duket se viti 2025, do të jetë disi më i thjeshtë për ata që zgjedhin të na vizitojnë, sepse tashmë të dhënat për transportin publik ndërqytetës janë integruar në Google Maps, duke e bërë më të thjeshtë orientimin.

Kjo do të thotë se tashmë për të shkuar nga një qytet në një tjetër mjaft të kërkosh në “Google Maps” dhe itinerari gjenerohet automatikisht, në disa raste me më shumë se një opsion, në varësi të destinacionit ku doni të shkoni dhe rrugën që doni të zgjidhni.

Për shembull nëse doni të shkoni nga Korça në Sarandë, keni dy mundësi sipas asaj që gjeneron harta. Mundësia e parë është të kaloni nga Gjirokastra. Kështu në Korçë do të merrni autobusin GJ5 nga Terminali dhe do të mbërrini në Gjirokastër në një rrugëtim që zgjat tre orë. Aty me pas do të merrni autobusin Gj3 që do t’ju çojë drejt Sarandës në një rrugë që zgjat pak më shumë se një orë.

Një tjetër mundësi është nëse doni të kaloni nga Përmeti për të shkuar nga Korça në Sarandë. Nëse zgjidhni këtë mundësi atëherë do t’ju duhet të merrni tek terminali autobusin KO32 i cili shkon drejt Përmetit. Më pas nga Përmeti do të udhëtoni për në Gjirokastër me GJ19 për një orë e 10 minuta.

Në stacionin e Gjirokastrës mund të niseni drejt Sarandës me mjete të Argjiro Sh.p.k. Të dhënat në këtë itinerari gjenerohen nga e-transport dhe faqja tjetër Gjirafa Travel. Mundësia e tretë është një linjë direkte që niset nga Korça në Sarandë me autobusin KO1 në një rrugë që zgjat 4 orë e 37 minuta.

E njëjta logjikë vlen edhe për destinacione të tjera. Për shembull, nëse marrim Tiranën dhe Durrësin, kush vjen nga qyteti bregdetar drejt kryeqytetit ka dy opsione. I pari është përmes autostradës Tiranë-Durrës ku fillimisht nga stacioni në Durrës duhet të marrë autobusin Dr6 dhe më pas të shkojë nga Terminali B drejt qendrës me autobusin urban të qytetit me linjën 4 nëse kërkon për shembull ti drejtohet qendrës së kryeqytetit.

Nëse dikush kërkon një tjetër opsion për të ardhur nga Durrësi është edhe mundësia e kalimit nga Ndroqi ku nga stacioni i Plepave mund të marrë linjën Tr65 që ndalon në Terminalin B dhe më pas të marrë të njëjtën linjë urbani si në rastin e mëparshëm.

Të dhënat që aktualisht kryqëzohen në Google Maps për të marrë informacion kanë për burim disa operatorëve që nga E-transport që është faqja zyrtare e transportit publik ndërqytetas në vend, Bashkia e Tiranës sa i takon transportit publik në kryeqytet si dhe subjekte private që kanë platforma të dhënash mbi transportin siç është Gjirafa Travel apo të tjerë.

Shqipëria me rritjen e interesit si destinacion turistik e ka pasur të nevojshme koordinimin e transportit publik në Google Maps duke qenë se edhe mundësitë që ofron janë të kufizuara duke u ndalur vetëm tek autobusat pasi linja hekurudhore funksionale mungojnë. Gjithsesi më mirë vonë se kurrë dhe 2025 të paktën në këtë aspekt vjen me një lajm të mirë./ Monitor

Shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.