Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pompeo zbulon detaje të reja nga vrasja e ish-komandantit të lartë ushtarak iranian

20:12 / June 19, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
iran
FILE- In this Sept. 18, 2016 photo released by an official website of the office of the Iranian supreme leader, Revolutionary Guard Gen. Qassem Soleimani, center, attends a meeting with Supreme Leader Ayatollah Ali Khamenei and Revolutionary Guard commanders in Tehran, Iran. A U.S. airstrike near Baghdad's airport on Friday Jan. 3, 2020 killed Gen. Qassem Soleimani, the head of Iran's elite Quds Force. Soleimani was considered the architect of Iran's policy in Syria. (Office of the Iranian Supreme Leader via AP, File)
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-komandanti i lartë ushtarak i Iranit, Qassem Soleimani, u vra për të ndaluar një komplot kundër 500 amerikanëve, sipas ish-Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

“Gjenerali Soleimani ishte i angazhuar në një komplot për të vrarë 500 amerikanë të tjerë. Ne patëm mundësinë ta rrëzonim atë komplot dhe e bëmë”, theksoi Pompeo.

Lajmi u bë i ditur nga “Al Arabiya”, duke cituar intervistën me ish-zyrtarin amerikan. I pyetur për rrethanat pas vrasjes së Soleimanit pavarësisht paralajmërimeve, ai shtoi se kishte disa paralajmërime.

“Shumë paralajmërime thanë se nëse dëshironi të tërhiqeni nga JCPOA (Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit – marrëveshja bërthamore me Iranin) do të ketë luftë, dhe shumë paralajmërime që thoshin nëse Shtetet e Bashkuara zhvendosin ambasadën e tyre nga Tel Aviv-i në Jerusalem, do të ketë luftë, kishte paralajmërime që thoshin nëse godisni gjeneralin Soleimani, do të ketë luftë”, deklaroi Pompeo për “Al Arabiya”.

Ish-sekretari amerikan ravijëzoi se autoritetet amerikane i bënë të treja gjërat për të cilat morën paralajmërime dhe nuk pati luftë.

“Ne bëmë secilën nga ato tri gjëra dhe nuk pati luftë”, nënvizoi Pompeo.

Ish-zyrtari amerikan zbuloi se autoritetet sakaq kishin punuar “për të mbrojtur pasuritë tona në Irak, njerëzit tanë në Siri dhe në fakt, amerikanët në të gjithë botën për një kohë jashtëzakonisht të gjatë”.

“Ne kishim parë se çfarë po bënin Forcat Quds-e”, vijoi ai. “Dhe në këtë drejtim, ishte një projekt mbi të cilin ne ishim angazhuar vazhdimisht dhe më pas patëm këtë mundësi për të ndaluar atë që ishte një sulm i menjëhershëm ndaj burimeve, aseteve, njerëzve të SHBA-ve dhe … presidenti mori vendimin për ta bërë atë”, deklaroi në përmbyllje Pompeo.

Viti 2020 nisi me lajmin e vrasjes së një gjenerali të lartë iranin, Qasem Soleimani-t. Kjo ngjarje shënoi një pikë kulminante të konfliktit SHBA-Iran. Trump nuk ngurroi ta quante një fitore të madhe vrasjen e tij, pasi ishte një ndër “antiamerikanët më të egër”. Nga Shtëpia e Bardhë u bë me dije se planet e Soleimani-t ishin “të hidhte në erë Ambasadën e SHBA-ve në Bagdad”.

Pas dy muaj replikash në distancë, SHBA-të vendosën sanksione të reja ndaj Iran-it. Kryesisht, synimi ishte të ndalnin rritjen ekonomike të Iran-it. Industria e naftës dhe ajo kimike u goditën më rëndë. U kërkua gjithashtu një izolim diplomatik i Iran-it. Një seri sanksionesh të tjera kishin në shënjestër ministrin e Brendshëm dhe zyrtarët e lartë të zbatimit të ligjit.

Arsyetimi ishte se kishin dhunuar të drejtat e njeriut në mënyrë të rëndë. Më 29 qershor 2020, Irani lëshoi një urdhër-arresti për ish-presidentin Trump. Ata i kërkuan madje Interpol-it ndihmë për ta arrestuar. Së bashku me të kërkojnë dhe arrestimin e dhjetëra të tjerëve.

Ky hap i qeverisë iraniane erdhi si akuzë se Trump dhe bashkëpunëtorët e tij kanë urdhëruar vrasjen e gjeneral Soleimanit.

detaje pompeo qassem soleimani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.