Shqiptarët po sjellin gjithmonë e më pak fëmijë në jetë, duke ndikuar kështu në plakjen e shpejtë të popullsisë.
Projeksionet e Kombeve të Bashkuara e rendisin vendin tonë të 10 në botë, por të fundit në rajon për nga rënia e popullsisë e cila deri në vitin 2050 pritet të bjerë me 14%.
Bullgaria është në krye të listës për nga rënia e popullisë, e pasuar nga Ukraina, Letonia, Lituania, Serbia, Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina.
Instituti i Statistikave në raportin e tij të fundit mbi lindshmërinë ka nxjerrë në pah rënien me 14.8% të lindjeve në 3-mujorin e dytë të 2022. Por cilat janë shkaqet që shqiptarët po lindin më pak?
Raporti i lindshmërisë në Shqipëri ka ardhur në rënie të ndjeshme, nga 6 fëmijë për grua në vitet ‘60, me 2,3 fëmijë për grua në vitin 89 dhe 1, 3 fëmijë për grua në ditët e sotme.