Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Procesi ndaj Tahirit/ Avokati Maks Haxhia: Kjo është situata sot në drejtësi! Ashtu si harta e re gjyqësore, faturë që e paguajnë njerëzit

11:05 / January 5, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mkas
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në përfundim të seancës së sotme gjyqësore, e cila shkoi sërish me shtyrje të procesit, mbrojtësi ligjor i ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, Maksim Haxhia u shpreh se do të presin të argumentet e gjykatës edhe për këtë rast.

“Kërkesa u paraqit në gjykatë, për të parë se cili është shkaku. Është bërë kërkesë për papajtueshmëri për të mos qenë prezent gjyqtarja Shirka për shkak sepse e ndalon procedura për të marrë pjesë në gjykime të njëjta për të evituar cdo lloj shfaqje dhe influence. Presim nga gjykata të na vërë në dijeni shkakun. Nëse shkaku do jetë i njëjtë me atë që ne kemi kërkuar për të përjashtuar nga trupi gjykues znj. Shirka… atëherë. – u shpreh Haxhia.

Është normale që z. Tahiri po gjykohet nga tre gjyqtarë të marrë borxh?

Parimisht keni shumë të drejtë nëse ne kemi ndërtuar një gjykatë, ajo gjykatë është jo vetëm specializuar, por ka edhe autoritetin për të gjykuar subjekte të tilla në pozicione të larta shtetërore. Megjithatë kjo është situata sot në drejtësi, ashtu sic merr përgjigje edhe harta gjyqësore që është një zgjidhje, faturë që e paguajnë njerëzit që kanë probleme me drejtësinë që të vijnë nga rrethe të ndryshme për në Tiranë dhe nuk po them qesharake, por është cuditërisht e pajustifikueshme që një komision i lartë i përbërë me fatura marramendëse sic është komisioni i vettingut, zgjaten afatet dhe nuk punojnë shkojnë edhe me pushime  në vend që gjithë verës të pushonin dhe të bënin evadim dosjesh pro në vend që të gjendet zgjidhja te këta gjendet zgjidhja tjetër duke futur cdo gjë në kurriz të popullit.

Seanca e sotme gjyqësore u shty pasi gjyqtari i ri kërkoi kohë të njihej me dosjen. Pas dorëheqjes se gjyqtares Daniela Shirka ajo u zëvendësua nga Florjan Kalaja.

Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në Shkallën e Parë. Më pas ish ministri bëri rekurs dhe dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë e ka pranuar për ta gjykuar.

Ai u akuzua për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’. Akuza e argumentuar nga prokuroria ishte për përfshirjen e ish-ministrit në 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015, por pa dhënë detaje për rolin konkret të tij.

haxhia Maks Haxhia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.