Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Porosiste birra dhe bënte lëvizje të dyshimta”, dëshmitarët e vrasjes së Nikulajt që ndihmuan në identifikimin e autorëve

18:37 / May 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 nikulaj 1024x576 1682865959
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një banakier dhe kamarier që i shërbyen vrasësit dhe informatorëve, por edhe viktimës Ardian Nikulaj, ishin po aq te vlefshëm sa edhe teknologjia e kamerave dhe ADN për të orientuar hetuesit mbi dyshimet e tyre.

Ata treguan për një klient të shqetësuar dhe që fliste anglisht dhe që më pas doli se ishte informatori i cili sinjalizoi portugezin për të vrarë.

Në fashikullin hetimor që Top Channel disponon, përmendet se ditën kur u vra Nikulaj, kamarieri shpjegon se i kishte tërhequr vëmendjen një i huaj, i cili komunikonte anglisht dhe porosiste birra. “Më bëri përshtypje pasi personi në fjalë kryente lëvizje të dyshimta dhe fliste në telefon dhe nuk ishte i qetë”, deklarojnë dy dëshmitarët okulare.

Ky person i shqetësuar, që më pas u identifikua si Herry Simpson dyshohet se njoftoi vrasësin Ruben Saraiva, i cili pas dështimit të tre vëzhguesve të mëparshëm ia doli mbanë të jepte informacionin e duhur për Ardian Nikulajn. Pas vrasjes së tij, portugezi Saraiva u largua me motor, kurse Simson la në mes lojën e bilardos dhe pasi mori taksi iku nga Shqipëria përmes aeroportit.

Edhe dëshmitari A.K. tregon se si tre orë para krimit, portugezi që qarkullonte me motorin me targa të huaja duke i ofruar 2 mijë lekë të reja, i kërkoi karburant duke i thënë “ten lekë” që do të thoshte dhjetë lekë. “E kuptova“, thotë dëshmitari që donte 10 mijë lekë karburant benzine dhe më pas i ktheva kusurin./TCH

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Brnabiç ngre alarmin: Po përgatitet arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

21:10 / October 28, 2026

Paketa antidhunë/ Miratohen tre nismat e para, gjobë deri në 500 mijë lekë për të maskuarit e dhunshëm, hyjnë dhe në “listën e zezë”

20:08 / October 28, 2026

Nxitjet për dhunë në protestë, hyn në “fushë” Anti-Terrori, në hetim Gent Progni, linçoi policët

19:30 / October 28, 2026

Ministrja e Shëndetësisë: Erjon Vishkulli e ka kaluar me sukses ndërhyrjen

15:50 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.