Klubi i Lazio-s në Itali po i afrohet fundit të sezonit dhe nuk ka ende siguri për portën. Të dy portierët aktualë, Thomas Strakosha dhe Pepe Reina ka gjasa të largohen falas. Në orbitën e drejtuesve të klubit sigurisht që prioriteti kryesor mbetet portieri shqiptar. Drejtori i klubit Igli Tare dhe presidenti Lotito janë duke bërë të pamundurën për ta bindur gardianin, por firma mbi kontratë duket se qëndron ende shumë larg.
Portieri i kombëtares shqiptare ka nevojë për më shumë kohë sepse nuk është i bindur nëse duhet të qëndrojë ende tek skuadra italiane, por në këtë të sezonit, drejtuesit e Lazio-s janë duke rrezikuar shumë. Një situatë e ngjashme është edhe me portierin tjetër Reina, por ky i fundit spanjoll mund të rinovojnë automatikisht nëse arrijnë të kualifikohen për në Evropë.
Të ndodhur në këto rrethana, me Strakoshën që nuk ka vendosur ende dhe në kushtet kur Reina nuk ofron garanci, Tare është i detyruar të studiojë treguan. Lista ka emra si Sergio Rico apo Gollini, ndërsa ëndërr mbetet Kepa i Chelsea.
