Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Portali i Punësimit: Afatet dhe procedurat e konkurrimit për të gjithë mësuesit

17:55 / May 12, 20227 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mesues
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Konkurrimi për vendet e lira të punës në strukturat e arsimit parauniversitar do të nisë javës së ardhshme. Autoritetet e dikasterit të Arsimit bëjnë me dije se edhe për këtë vit emërimet e reja në arsim do të bëhen nëpërmjet konkurrimit që do të zhvillohet në portalin online “Mësues për Shqipërinë 2022”. Konkurrimi për vendet e lira të punës do të zhvillohet me dy faza, e para që është aplikimi në portalin online dhe dorëzimi i dosjes së dokumenteve të përcaktuara, për të vijuar më pas me fazën e dytë, që është testimi i informatizuar. Pas përmbylljes së këtyre fazave në varësi edhe të pikëve të grumbulluara në secilën prej tyre, mësuesit do të ftohen për të zgjedhur vendet e lira të punës për të ushtruar profesionin e mësuesit.

“Viti i ri shkollor 2022-2023 do të nisë në datën 12 shtator. Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar lajmi i mirë është se vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023. Në këto ditë nxënësit do të pushojnë por edhe luajnë dhe argëtohen për të marrë energji të reja për periudhën e fundit, ndërsa mësuesit do të kenë më shumë kohë për vlerësimet e nxënësve dhe përgatitjet në vijim”, ka konfirmuar gjatë ditës së djeshme ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.

Afatet e aplikimi në portalin online

Të gjithë mësuesit që duan të sigurojnë një kontratë pune në shkollat publike të arsimit parauniversitar qofshin këto ( të arsimit parashkollor, shkolla 9-vjeçare, po ashtu edhe gjimnaze), duhet të kryejnë fillimisht regjistrimin në portalin online. Lidhur me afatet e pranimit të dokumentacionit autoritetet e MAS bëjnë me dije se: “Kandidatët duhet që të regjistrohet fillimisht në portalin online www.mesuespershqiperine.al deri në datën 3 qershor. Krahas ngarkimit online gjatë plotësimit të aplikimit, dorëzimi i dokumentacionit të duhur duhet që të bëhet edhe në rrugë postare. Nisja e dosjes së dokumenteve pranë drejtorive rajonale të arsimit në të cilat do të konkurroni mund të bëhet duke nisur nga data 20 maj, e deri në datën 3 qershor”. Kandidati dosja e të cilit nuk përmban dokumentet e detyrueshme për t’u ngarkuar online, si dhe dorëzuar në rrugë postare, nuk do të mund të vijojë konkurrimin për fazën tjetër.

Duhet të bëni kujdes, pasi dokumentet që duhet të ngarkohen gjatë aplikimit online në portal, duhet të jenë të skanuara nga dokumenti origjinal. Autoritetet e arsimit sqarojnë se nuk do të pranohen ankimime nga kandidatët nëse dokumentacioni i tyre nuk ka mbërritur pranë drejtorive rajonale në rrugë zyrtare brenda afateve të përcaktuara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të plotë dosjen e dokumenteve të detyrueshme që duhen për aplikim në portalin e punësimit. Mungesa e dokumenteve të cilësuara si të detyrueshme për t’u ngarkuar online ju skualifikon nga kalimi në fazën e dytë.

Procedurat për mësuesit që kanë aplikuar vitet e shkuara

Në garë për vendet e lira të punës mund të kthehen edhe mësuesit që kanë hyrë në portal gjatë viteve të shkuara. Edhe mësuesit që kanë qenë pjesëmarrës në portalin e fundit të zhvilluar përgjatë vitit të shkuar, por që do të kthehen sërish në garë për vendet e lira të punës, duhet të ngarkojnë sërish online dosjen e kërkuar për konkurrim. Sipas kushtit të përcaktuar në udhëzimin e miratuar nga MAS, edhe në këtë rast, kandidati, dosja e të cilit nuk përmban dokumentet e detyrueshme për t’u ngarkuar online nuk do të mund të kalojnë në fazën tjetër të konkurrimit që është testimi i informatizuar, çka do të thotë se mbeten jashtë garës për vendet e lira të punës në arsim përgjatë këtij viti.

Faza e dytë e konkurrimit

Autoritetet e arsimit sqarojnë se në fazën e dytë do të lejohet të hyjnë vetëm arsimtarët që kalojnë me sukses fazën e parë të konkurrimit që është aplikimi online në portalin “Mësues për Shqipërinë 2022” brenda afatit të përcaktuar. Ndërkohë që janë përcaktuar edhe drejtimet në të cilat do të zhvillohet testimi i mësuesve. Sipas ekspertëve, në testimin e informatizuar mësuesit do të vlerësohen për: Njohjen e dokumentacionit zyrtar që lidhet me profesionin e mësuesit dhe që shërben si rregullator në punën e përditshme të mësuesit për çdo institucion arsimor, njohjen e dokumentacionit kurrikular të programit lëndor, njohuritë rreth aspekteve të pedagogjisë, metodologjisë dhe përdorimit të TIK-ut në mësimdhënie, njohuritë rreth aspekteve të etikës dhe të komunikimit, njohuritë rreth drejtshkrimit të gjuhës shqipe, si dhe njohuritë rreth përmbajtjes shkencore të lëndës që zhvillon mësim.

Përzgjedhja e fituesve

Skema e vlerësimit të mësuesve edhe për portalin e punësimit të këtij viti do të jetë e njëjtë. Sipas udhëzimeve të dikasterit të arsimit, vlerësimi i kandidatëve, të cilët aplikojnë për t’u punësuar në vendet e lira që krijohen në profilin e tyre në qytetet ku kanë aplikuar përbëhet nga pikët që ai ka siguruar në fazën e parë të konkurrimit nga pikët e dosjes, si dhe pikët e fituara nga testimi që do të zhvillohet në muajin gusht. Rezultati i këtyre dy treguesve përbën edhe pikët finale të mësuesit. Mësuesit që kanë siguruar nivelin më të lartë pikëve do të jenë të parët që do të ftohen të zgjedhin vendet e punës, sipas kuotave të lira të raportuara për çdo njësi vendore të arsimit në vend.

“Renditja përfundimtare për çdo lëndë bëhet sipas pikëve totale që nxirren nga shuma e pikëve të marra në vlerësimin e dosjes së aplikimit dhe pikëve të marra në testimin “Mësues për Shqipërinë 2022. Renditja fillon me kandidatin me më shumë pikë dhe vijon në rendin zbritës. Kandidati i cili në renditjen e përgjithshme sipas profilit, apo lëndës është renditur me numrin më të madh të pikëve, ka të drejtën të zgjedhë i pari vendin e lirë të punës ku do të lidhë kontratën. Ky kandidat me pikët më të larta, ftohet nga komisioni dhe zgjedh një nga vendet e lira me ngarkesë të plotë, të pjesshme, apo dhe të përhershme, sipas preferencave të shprehura edhe prej tij vetë”, sqarohet në udhëzimin e miratuar më herët nga MAS në lidhje me procedurat e punësimit nëpërmjet portalit online. Po sipas këtij udhëzimi, kandidatët nuk mund të refuzojnë më shumë se tri vende pune të lira, në tri njoftime të njëpasnjëshme të komisionit. Në rast se kjo ndodh mësuesi hiqet nga lista e renditjes, duke i lënë vendin e përzgjedhjes një tjetër kandidati.

Dokumentet që duhet të dorëzojnë mësuesit gjatë fazës së aplikimeve

  • Jetëshkrimi (dorëzohet në momentin e punësimit).
  • Kërkesa me shkrim për konkurrim sipas modelit të shtojcës 4, të udhëzimit.
  • Kopje e kartës së identitetit (e detyrueshme për t’u ngarkuar online).
  • Raport mjeko-ligjor (i tre muajve të fundit, i cili do të dorëzohet në momentin e punësimit).
  • Vetëdeklarim për gjendjen gjyqësore, sipas shtojcës 5, të udhëzimit (dorëzohet në momentin e punësimit).
  • Vërtetim i qendrës së banimit (i detyrueshëm për t’u ngarkuar online).
  • Kopje e librezës së punës (nëse ka dorëzohet në momentin e punësimit).
  • Kopje e diplomës apo diplomave, vërtetimit/listës së notave të studimeve të larta (cikli i parë dhe cikli i dytë) ose të barasvlershme me këto sipas përcaktimeve të kuadrit ligjor në fuqi (i detyrueshëm për t’u ngarkuar online).
  • Kopje e dëshmive të kualifikimit (nëse ka, duhet ngarkuar gjatë aplikimit online).
  • Kopje e certifikatave me kredite të trajnimeve të kryera brenda dhe jashtë vendit. Certifikatat me kredite të trajnimeve të kryera brenda vendit të jenë ofruar nga MAS, institucionet e varësisë ose nga agjencitë e akredituara nga MAS (nëse ka për t’u ngarkuar online.)
  • Deklarim nga kandidati për autorizimin e ZVAP-së që të shqyrtojë vërtetësinë e dokumenteve të paraqitura sipas shtojcës 6 të këtij udhëzimi (i detyrueshëm për t’u ngarkuar online).
  • Kopje e dëshmisë së njohjes së gjuhëve të huaja nëse ka ( e detyrueshme për t’u ngarkuar online).
  • Kopje e licencës së provimit të shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit, për të gjithë kandidatët që kanë detyrim ligjor ta kryejnë këtë provim sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi (i detyrueshëm për t’u ngarkuar online).
  • Bëni kujdes: Dokumentet që ngarkohen në platformën e aplikimit online, duhet të jenë të skanuara nga origjinali.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Doganat mbledhin 164,9 miliardë lekë në 8 muaj, 6,8 miliardë më shumë se vjet! Karburantet dhe cigaret ndër burimet kryesore të rritjes

13:59 / September 24, 2026

Çmimet e banesave frenojnë rritjen, por nuk ulen, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament

20:43 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.