Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Portali “Mësues për Shqipërinë”/ Nis testimi i informatizuar për 4700 kandidatë

14:48 / July 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
portali mesues
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot ka nisur faza e dytë për punësimin nëpërmjet portalit “Mësues për Shqipërinë”, ajo e testimit të informatizuar.

Ky testim, i cili është përgjithësisht i organizuar në 4 seanca provimi gjatë një dite, do të zhvillohet pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) duke filluar nga data e sotme deri më datë 22 Gusht, 2019, sipas një kalendari i cili gjendet i publikuar në faqen e QSHA.

Paraprakisht, numri i kandidatëve që do t’i nënshtrohen testimit është rreth 4,700 kandidatë. Ndërsa profilet ku do të zhvillohet testimi i informatizuar i mësuesve është: gjuhë shqipe dhe letërsi; arsim fillor; arsim parashkollor; arsim special; gjuhë angleze; gjuhë frënge; gjuhë gjermane; gjuhë italiane; gjuhë greke; edukim fizik; muzikë AMU; muzikë (shkolla artistike); shkenca sociale; matematikë; fizikë; biologji; kimi; TIK; histori; gjeografi; art pamor dhe art pamor (shkolla artistike).

Portali “Mësues për Shqipërinë” është një sistem që aplikohet nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) që prej 5 vitesh, i cili tashmë që në korrik të 2018-tës është bërë pjesë e ligjit të arsimit parauniversitar, që do të thotë se kush nuk zbaton portalin “Mësues për Shqipërinë” ka shkelur ligjin.

Ky mekanizëm është ngritur në funksion të emërimit të mësuesve në bazë meritokracie duke u siguruar që pjesë e sistemit të jenë më të mirët. Ai siguron: transparencë, efikasitet, vetë-menaxhim, portabilitet dhe cilësi të dhënash.

Gjatë vitit 2018-të, janë punësuar rreth 1,700 mësues nga portali “Mësues për Shqipërinë”. Në 4 vite të zhvillimit të portalit janë punësuar rreth 6,104 mësues, shifër e cila është në ndryshim të vazhdueshëm sepse punësime ndodhin gjatë gjithë vitit shkollor, të punësuar me kontratë të përhershme dhe përkohshme si mësues zëvendësues.

Çdo vit janë rreth 600-700 pensionistë që lirojnë vendet e punës (me kontrata afatgjata). Ndërkohë janë edhe 600-700 të tjerë me kontrata të përkohshme që lirojnë vendet e punës (ato me leje lindjeje ose pushim mjekësor).  Pra, janë rreth 1300-1400 mësues që pritet të punësohen nëpërmjet portalit “Mësues për Shqipërinë”.

mesues portali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.