Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Porti Durrësit, Balluku: PD kundër vendosjes në hartën e Mesdheut

15:21 / December 2, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balluku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv/kryeministrja Belinda Balluku, në një përgjigje për akuzat nga opozita, thotë se lufta kundër projektit strategjik të portit të ri të Durrësit është luftë kundër vendosjes së Shqipërisë në hartën e Mesdheut si një pikë e re e rrjetit të tregtisë navale. ”Sot u ka mbetur vetëm balta që edhe e eksportojnë jashtë në media të huaja, për t’u dukur më të besueshëm kur e hedhin pastaj këtu. Por sa më shumë baltë të hedhin, aq më thellë ajo baltë do t’i përpijë pranverën që vjen, kur do ta marrin përgjigjen jo me baltë, po me votat e shqiptarëve”,-shkruan Balluku në një postim në Facebook.

Postimi i plotë

Lufta kundër projektit strategjik të portit të ri të Durrësit është luftë kundër vendosjes së Shqipërisë në hartën e Mesdheut si një pikë e re e rrjetit të tregtisë navale. Është luftë kundër fuqizimit të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si pjesë integrale të projektit të portit të ri, ku në Prishtinë dhe Shkup do të ndërtohen dy porte të thata të lidhura me Durrësin.

Është luftë kundër hekurudhës Durrës-Prishtinë dhe Korridorit 8 që pa portin e ri të Durrësit nuk bëjnë asnjë sens. Është luftë kundër sigurisë së Shqipërisë dhe rajonit, që me krahun ushtarak të NATO-s në projektin e portit të ri të Durrësit ngrihet në një nivel tjetër. Është luftë kundër vetë interesit strategjik të Shqipërisë dhe prandaj është një luftë e humbur, e cila bëhet nga ata që kanë dhënë prova se edhe e kanë djegur Shqipërinë për interesat e tyre.

Sot u ka mbetur vetëm balta që edhe e eksportojnë jashtë në media të huaja, për t’u dukur më të besueshëm kur e hedhin pastaj këtu. Por sa më shumë baltë të hedhin, aq më thellë ajo baltë do t’i përpijë pranverën që vjen, kur do ta marrin përgjigjen jo me baltë, po me votat e shqiptarëve.

Shqipëria 2030 ka dalë tanimë nga balta dhe as nuk ndalet më as nuk kthehet më kurrë në baltën e atyre që luftojnë kundër interesave të saj. Ajo do të ecë edhe më shpejt për t’u ulur në tryezën e Bashkimit Evropian falë mandatit të katërt për EdiRamën dhe Partinë Socialiste. Pikë!

belinda balluku Durrës PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kurti shpall fitoren dhe zbulon lëvizjen e radhës: Takime me të gjitha partitë

08:34 / June 8, 2026

UNESCO shpalli Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore, Rama publikon pamjet: Rezultat i punës sonë diplomatike

08:11 / June 8, 2026

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të hënë

08:03 / June 8, 2026

Socialistët festojnë 35-vjetorin e PS Elbasan, i pranishëm kryeministri Rama dhe qindra qytetarë!

17:55 / June 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.