Kryeministri Edi Rama ka komentuar projektin për ndërtimin e portit të ri të Durrësit. Ai tha se ky investim do të sjellë një transformim për ekonominë dhe sigurinë. Gara ndërkombëtare për portin tregtar është hapur dhe së shpejti fillon puna. Për të Porti i ri nuk do të jetë vetëm port tregtar, por do të ketë edhe krahun e vet ushtarak, porti i NATO-s.
“Këneta thotë që ne kemi bërë krimin e madh të ndërhyrjes dhe të heqjes së portit më të vjetër në botë nga qendra e qytetit. Porti i ri, gara ndërkombëtare është hapur, së shpejti do të fillojë nga puna, financimi është i qeverisë shqiptare.
Do të trefishojë kapacitetet ekzistuese, potencialin e Portit të vjetër, por mbi të gjitha do të jetë zemra e një sistemi të ri tregtie.
Kjo duke krijuar mundësinë e hapjes së dy Porteve të Thata në Prishtinë dhe në Shkup. Nga ana tjetër, Porti i ri nuk do të jetë vetëm port tregtar, por do të ketë edhe krahun e vet ushtarak, porti i NATO-s.
Jemi shumë afër finalizimit të mbështetjes financiare nga NATO-ja. Me portin ushtarak, Shqipëria rrit në mënyrë eksponenciale sigurinë e vet, duke pasur NATO-n këtu”, tha Rama.