Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Porto Palermo Festival zbret të shtunën në Himarë

20:40 / August 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbrëmjen e së shtunës Porto Palermo Festival ul siparin me një koncert në pedonalen e Himarës. Emrat më të njohur të skenës së muzikës, por jo vetëm, do të performojnë për publikun.

Një ftesë e veçantë për këtë aktivitet erdhi edhe nga kryeministri Rama, i cili fton artdashësit të mos e humbin këtë mbrëmje. Ai e shoqëroi mesazhin e tij me disa video nga netët e Porto Palermo Festival.

Mbrëmja e 17 gushtit shënoi finalen e madhe të edicionit të pestë të këtij festivali që u zhvillua në oborrin e Kalasë së Ali Pashës.

Një natë e elektrizuar nga dritat dhe ritmet moderne, ku historia u ndërthur me artin bashkëkohor, solli një përjetim të paharrueshëm për publikun.

Publiku vallëzoi deri në agim, duke përjetuar një natë plot energji dhe emocione.

Mbrëmja e 12-të kulmoi me një edicion të mbushur me art, kulturë dhe muzikë nga e gjithë bota.

Porto Palermo Festival, i organizuar për të pestin vit radhazi nga violinisti Olen Çesari, është tashmë një traditë e verës shqiptare që sjell artistë vendas dhe ndërkombëtarë në një dialog kulturor pa kufij. Ai i cilësoi 12 netët e këtij festivali si 12 xhevahire, duke e vlerësuar si tepër të suksesshëm këtë aktivitet.

festival himare palermo porto shtunen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas sulmit të selisë së PS-së, protestuesit zhvendosen te Kryeministria, marrin gurë me vete dhe barriera metalike

16:00 / October 18, 2026

Protestuesit qëllojnë me gurë selinë e PS, thyejnë derën kryesore

15:20 / October 18, 2026

Deklarata zyrtare e Policisë: Sekuestruam një karikator me fishekë luftarakë, përdorej nga persona të maskuar në protestë

14:39 / October 18, 2026

Përshkallëzohet situata te Ministria e Arsimit, protestuesit hedhin molotovë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë, disa të shoqëruar

14:18 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.