Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PORTUGALI-ÇEKI 2-1/ Festë e çmendur, Konsesao futet nga stoli dhe përmbys rezultatin

22:58 / June 18, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
portugalia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Portugalia nis sot me ambicie të mëdha Euro 2024, ku shumëkush e sheh atë si një prej skuadrave favorite për të triumfuar në këtë turne. Megjithatë, përballë ka një ekip si Republika Çeke që jo rrallëherë në fazën finale ka bërë çudi.

Ashtu siç pritej, në ndeshjen e sotme do të jetë titullar nga minuta e parë me shiritin e kapitenit Kristiano Ronaldo, i cili mendohet se do të luajë turneun e tij të fundit madhor dhe dëshiron që të përsëritë historinë si 8 vite më parë kur ngriti lart trofeun.

LIVE PORTUGALI-ÇEKI 2-1

Hranaç 69′, Konsesao 90+2′ / Provod 62′

NGJARJET KRYESORE

90+2′ GOOOOL PORTUGALIA 2-1/ Përmbysje e çmendur e luzitanëve, Konsesao i hedhur nga stoli, gjen golin e avantazhit 

87′ Del huq festa e Portugalisë, goli i Zhotës, anulohet për pozicion jashtë loje të Kristiano Ronaldos 

81′ Pranë golit të dytë Çekia me kapitenin Suçek, por tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën.  

79′ Dy zëvendësime te Çekia largohen Provod dhe Sulç në fushë Barak dhe Sevçik.

69′ GOOOOL PORTUGALIA 1-1/ Vendoset baraspesha, Hranaç shkakon autogol, duke çuar peshë zemrat e tifozëve portugezë. 

63′ Portugalia kryen dy zëvendësime largohen Leao dhe Dalot, në fushë Diogo Zhota dhe Inacio.

62′ GOOOL ÇEKIA 0-1/ Rezultat befasuesh, çekët kalojnë në avantazh me Provod, pas një aksioni model. Shtangen luzitatën e Kristiano Ronaldos 

58′ Goditje dënimi për Portugalinë, provon Kristiano Ronaldo, por tentativa e tij ishte qëndrore dhe i ndal nga portieri

54′ Portugalia rrit ndjeshëm presionin, Kristiano Ronaldo provon me kokë, por topi devijohet nga mbrojtësi dhe shkon në këndore.

52′ Tenton edhe Bernardo Silva me një gjuajtje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë kuadratit.

47′ Portugalia e nis në sulm fragmentin e dytë të lojës, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në portën e Çekisë.

46′ Starton pjesa e dytë!

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

39’ Leao niset në sulm në të majtën dhe rrëzohet në kufijtë e zonës, gjyqtari i tregon kartonin e verdhë për simulim.

38’ Rast i rrallë ku Çekia shfaqet në sulm me një harkim për Shik, Ruben Dias largon rrezikun nga zona.

32’ Rast i artë për Ronaldon i cili gjuan para Stanek por gjen përgjigjen e këtij të fundit, teksa më pas është Vitinja i cili provon nga distanca, duke u ndalur nga portieri.

26’ Bruno Fernandes këtë herë nga e djathta pason për Laon, por ky i fundit nuk ia del të devijojë para portës.

24’ Bruno Fernades gjuan nga jashtë zonës, sfera devijohet lehtë dhe kalon mbi traversën e Stanek.

22’ Ruben Dias del në sulm për të ndihmuar skuadrën, gjuajtja e tij devijohet në këndore nga mbrojtësit.

16’ Mendesh provon të gjejë portën me një gjuajtje nga distanca, topi përfundon jashtë katërkëndorit.

12’ Leao përsëri nga e majta në fundore nis pasimin në qendër, pa gjetur askënd.

8’ Leao nga e majta harkon në zonë, Ronaldo gjuan me kokë por nuk gjen portën.

3’ Dy aksione radhazi të portugezëve, harkimet në zonë nuk gjejnë Ronaldon.

1′ Nis dueli në Lajpcig.

FORMACIONET ZYRTARE

Portugalia (3-5-2): Diogo Kosta; Dalot, Pepe, Ruben Dias; Zhoao Kanselo, Bernardo Silva, Bruno Fernandes, Vitinja, Nuno Mendesh; Ronaldo, Leao.
Trajner: R. Martinez

Republika Çeke (3-5-2): Stanek; Holesh, Hranac, Krejçi; Kufal, Sulç, Suçek, Provod, Dudera; Kushta, Shik.
Trajner: I. Hashek

cekine fiton portugalia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.