Portugalia tregon diktatin si kampione në fuqi e Europës që në ndeshjen e parë. Luzitanët kanë tentuar golin që në minutat e para të sfidës ndaj hungarezëve, por meritë ka edhe portieri Gulacshi, që ka neutralizuar disa raste të sigurta të portugezëve në pjesën e parë.
Më pas, afër fundit të sfidës në pjesën e dytë, klasi i luzitanëve ka dal në pah, me Guerreiron që ka realizuar i pari, e më pas Kristoano Ronald, pas dy minutave e ka çuar në 0-2 avantazhin e Portugalisë. Në të 92’, sërish Kristiano Ronaldo ka shënuar golin e tretë të ndeshjes dhe të dytin personal duke vulosur suksesin dominues të skuadrës së tij ndaj hungarezëve.
Tashmë, Portugalia është në krye, ndonëse varet edhe nga sfida e mbrëmjes, mes Francës e Gjermanisë…
