Në SPAK ka lëvizje. “Tirana News” mëson se Adnan Xholi, emërohet shef i Seksionit Kundër Krimit të Organizuar. Më herët ky post mbahej nga Altin Dumani, drejtuesi i ri i SPAK. Po ashtu Xholi kandidoi për postin e drejtuesit të SPAK.
Pa post nuk ka mbetur as ish-kreu i SPAK-ut Arben Kraja, i cili do të jetë drejtues për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe hetimet e përbashkëta, duke zëvendësuar kështu prokurorin Ened Nakuçi.
Ndërsa zgjedhja e zëvendës drejtuesit do të bëhet në një fazë tjetër. Pas plotësimit të shefave të sektorëve hapet gara dhe mandej zgjidhet zëvendëskryetari mes 3 krerëve të këtyre sektorëve.
