Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Postoi video-montazhin kundër Bashës, PD-së nuk i del e keqja me Ramën, reagon dhe Paloka: Kryeministri bën shaka banale e sajesa pa kripë

22:01 / April 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
paloka e
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas publikimit të një video-montazhi nga Kryeministri Edi Rama, kundër Lulzim Bashës. Në një reagim në mediat sociale, Paloka shkruan se Rama, të cilin e quan beun e Surrelit, nuk ka asnjë hall veç se të kënaqë shijet e veta dhe të oborrtarëve me shaka banale.

“A ka kryeministër normal që të dielën në darkë poston video të montuara për kundërshtarin politik? A ka njerëz që në moshën e Edi Ramës në mbrëmjen e shenjtë të pashkëve merren me video montazhe? A mundet që drejtuesi i një qeverie në kohën më të keqe për shtetasit e tij gjen kohën dhe poston video të sajuara?

Pa dyshim që një njeri normal në moshën e kryeministrit dhe aq me tepër një kryeministër nuk i bën këto as në kohë normale. Po beu i Surrelit nuk ka asnjë hall veç se të kënaqe shijet e veta dhe të oborrtarëve me shaka banale dhe sajesa pa kripë. Nga divani i ngrohtë i shtëpise mund të qeshësh me videomontazhe, por hallet e shqiptarëve duhen zgjidhur sa më shpejt. Ndaj boll bëre si gaztor se nuk je as në nivelin e Taulant Ballës me këtë lloj humori.”, shkruan Paloka.

Më herët për këtë video reagoi dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, i cili e quajti postimin e Ramën si një turp.

banale edi paloka reagon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

15:06 / September 20, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.