Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Pr/buxheti 2024 kalon sot në qeveri, ministri Mete: Mbështetje për pagat, investimet mbi 5 % e PBB

13:49 / October 27, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
be64a8c1 5d64 4053 ae31 9f04e71e567c
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Ministrave pritet të miratojë sot projektbuxhetin për vitin 2024. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, bëri të ditur projektbuxheti 2024 do të vijojë mbështetjen për reformën e pagave, në arsim, shëndetësi, forcat e rendit, të mbrojtjes dhe në sektorë të tjerë.

Po ashtu ai theksoi se fondi për investimet publike parashikohet mbi 5 % e PBB-së. “Sot, në një mbledhje të posaçme të Këshillit të Ministrave, do të miratojmë projektbuxhetin 2024, i cili vijon mbështetjen për reformën e pagave, në arsim, shëndetësi, forcat e rendit, të mbrojtjes dhe në sektorë të tjerë. Gjithashtu, projektbuxheti i vitit të ardhshëm mban në nivelin mbi 5% të PBB-së financimin e investimeve publike, jep mbështetje për zhvillimin e turizmit, si edhe vijon mbështetjen për fermerët dhe shtresat në nevojë”, deklaroi ministri Mete.

Kreu i financave publike vuri në dukje se edhe përgjatë vitit 2024 MFE mbetet e angazhuar për të vijuar me konsolidimin fiskal, me synim uljen e mëtejshme të borxhit publik, duke respektuar një balancë primare pozitive, të përcaktuar edhe në ligj. Nga ana tjetër, Mete bëri të ditur se po punohet për hartimin e një strategjie të re afatmesme të mbledhjes së të ardhurave me FMN-në.

Pr/buxheti 2024
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shtatori sjell borën e parë, zbardhen bjeshkët e Tropojës

10:52 / September 26, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Nis raundi i dytë i regjistrimeve në universitetet publike, kandidati i shpallur fitues ka dy ditë kohë për regjistrimin

10:27 / September 25, 2026

Të dielën “Tiranathlon”, rrugët që bllokohen dhe kufizimet në trafik

09:50 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.