Nëse një duhanpirës do të duhet të blejë një paketë cigare nuk mund ta marrë atë në një dyqan lagje, supermarket apo lokal, pasi Ministria e Shëndetësisë do të ndryshojë rregullat.
Sipas një projektligji për ndryshime në ligjin e duhanit, pikat e shitjes së produkteve të duhanit do të duhet të pajisen me licencë të veçantë. Qëllimi tij është kufizimi i numrit të pikave të shitjes së këtyre produkteve në vend. Ndryshimet parashikojnë dhe ndalimin e shitjes së paketave me 10 cigare ose më pak.
Në nenin 8 pas paragrafit të parë të shtohen paragrafet me këtë përmbajtje:
“Prodhuesit dhe/ose importuesit e produkteve të duhanit janë të detyruara të lajmërojnë Ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë, për çdo produkt të ri jo karakteristik që fut në vend, cigare elektronike apo çdo produkt që do të dalë në treg në vitet e ardhshme”.
“Pikat e shitjes së produkteve të duhanit pajisen me një licencë të veçantë , me qëllim kufizimin e numrit të pikave të shitjes së këtyre produkteve në vend”.