Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

PR/ligji: Shteti u cakton fermerëve ç’duhet të mbjellin, kulturat bujqësore sipas rajoneve

16:17 / October 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fermer
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i opozitës Agron Duka ka depozituar në Kuvend një projektligj me disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për bujqësinë dhe zhvillimin rural, ku në fokus është rritja e prodhimit vendas dhe për pasojë edhe zhvillimi i mëtejshëm i eksporteve.

Në draft kërkohet që pranë ministrisë së Bujqësisë të ngrihet një agjenci e cila do të kryejë analizat e tokës dhe të ujit, dhe gjetjet t’u komunikohen fermerëve në mënyrë që të orientohen mbi kulturat që duhet të mbjellin dhe produktivitetin e tokës.

Një tjetër pikë e nismës ligjore është edhe krijimi i rajoneve për mbjelljen e produkteve bujqësore, pra të përcaktohen kulturat që do mbillen në qytete apo rajone të caktuara. Kjo për kreun e agrobiznesit Agim Rrapaj do të ishte shumë pozitive pasi do të rriste prodhimin.

“Kjo është një strategji që është kërkuar prej kohësh, rajonizimi i produkteve bujqësore, dhe është element kyç për sektorin. Natyrisht do të sillte rritje të prodhimit në vend, do sillte ulje të kostos, rritje të cilësisë, rritje të gjurmshmërisë dhe do të na bënte të ishim më shumë konkurrues ndaj importit”, shprehet Rrapaj.

Çdo vit sipas projektligjit duhet të ketë një raport-analizë për cilësinë e tokës, madje kjo strukturë që duhet të ngrihet pranë ministrisë duhet të bëjë edhe studimin e tregut për çmimet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.