Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Prag lufte, Britania: Të jemi gati kundër Rusisë e Kinës

17:05 / February 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
5c6177dbfc7e93dc088b4571
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Britania duhet duhet të forcojë “letalitetin” e saj dhe të jetë gati për të përdorur ‘fuqi të rëndë’ kundër Rusisë dhe Kinës”.

Kjo është deklarata më e fundit e ministrit britanik të Mbrojtjes Gavin Uilliamson që ka ndezur gjakrat me  Moskën dhe Pekinin, teksa Londra përgatitet të vendosë anijet luftarake më të mëdha në ujërat e kontestuara të Paqësorit.

Duke folur në Institutin e Shërbimeve Mbretërore në Londër, ai akuzoi Moskën se po “rigjallëron” dhe po rrit arsenalin ushtarak të saj për të arritur që të rivendosë nën orbitën e saj ish-shtetet sovjetike si Gjeorgjia dhe Ukraina.

Shefi i mbrojtjes i Britanisë së Madhe sulmoi gjithashtu Pekinin, duke paralajmëruar audiencën se Kina po “zhvillon aftësitë e saj moderne dhe fuqinë tregtare”.

“Duhet të jemi të gatshëm për të treguar sjelljen më agresive të mundshme, të gatshëm për të forcuar elasticitetin tonë”, theksoi Uilliamson.

Politikani i bëri vërejtjet kur Londra përgatitet të dërgojë në detin jugor të Kinës, anijen e saj më gjigande luftarake, aeroplanmbajtësen HMS Queen Elizabeth, në një mision për të zbatuar të drejtat e lirisë së navigimit.

Uilliamson, 42 vjeç, është i njohur për nxitjen e Britanisë për të rivendosur rolin e saj si një fuqi ushtarake me ndikim në botë. Ai gjithashtu bën shpesh deklarata bombastike. Në shtator, duke komentuar planet për të dërguar trupa britanike në Arktik, ai e quajti rajonin “oborrin e shtëpisë” të vendit të tij.

Në fund të vitit të kaluar, ai zbuloi planet për të ndërtuar baza ushtarake në Lindjen e Largët dhe në Karaibe, duke sugjeruar që ato do të ndihmojnë Mbretërinë e Bashkuar të bëhet një “lojtar i vërtetë global” pas largimit nga BE.

britania rusi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Edhe Italia si Shqipëria, miraton resortin luksoz në Sardenja në zonë të mbrojtur

10:48 / June 15, 2026

Protesta, Rama: Nuk ka më asnjë lidhje me Sazanin apo Zvërnecin, qeveria do nxjerrë mësime

10:36 / June 15, 2026

Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

09:10 / June 15, 2026

Arrihet marrëveshja SHBA-Iran për t’i dhënë fund luftës. Firmoset të premten në Zvicër

09:01 / June 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.