Pas kalimit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë, kryetari i këtij institucioni, Erjon Veliaj ngriti shqetësimin për materialet me vlerë që ruhen në brendësi të tij.
Regjisori Edmond Budina tregon se nga Teatri Kombwtar mungojnë 70 armë për të cilat fajëson Hervin Çulin.
“Janë 70 pushkë, maliherë, automatikë etj., që u përkasin periudhës së pushtimit otoman, gjerman e italian dhe që të gjitha janë hequr nga Teatri Kombëtar e janë çuar në Ministrinë e Brendshme. Dhe këtu duhet të ketë një hetim: Ku kanë shkuar ato armë?
Ato armë, nuk i hoqi nga Teatri Kombëtar as Enver Hoxha, që e dimë fort mirë se si ishte ai sistem. Edhe Hoxha i sabotoi, por nuk i hoqi. Ato armë viheshin në dispozicion të shfaqjeve dhe ishin një vlerë e jashtëzakonshme e Teatrit Kombëtar, kështu që e përsëris, kjo ngjarje duhet hetuar! E kam nga njerëz që kanë firmosur. Drejtor ka qenë Hervin Çuli dhe kjo ka ndodhur rreth vitit 2014 e në vazhdim, deri në afro 3 vite më herët”, deklaron Budina.
Për më tepër nga fondi i teatrit mungojnw edhe bobinat me zërin e Aktorit të Popullit Kadri Roshi.
