Gazetari Artan Hoxha ka ndarë bisedën e tij më disa banorë në Fushë Krujë.
Në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se ata i kanë treguar se çmimet e funeraleve janë rritur, ndërkohë pagesa për vrasjet kanë rënë.
Duk treguar edhe përgjigjen e tij, Hoxha thotë së kjo duket të jetë arsyeja pse i zhdukin kufomat, pasi nuk duan të ndajnë lekët me funeralin.
Postimi i plotë:
Ndersa pija kafen me disa vendalinj, në pritje të lirohej sadopak trafiku në mbikalimin e Fushë Krujës, biseda shkon në hallet e ditës…
E pyeta njerin nga bashkebiseduesit,
si duket situata?!
“Keq puna,- më tha.
Prit të bëhet më mirë dhe shkon më keq.
S’ka shtet mor vëlla!!!
Është rritur shumë çmimi funeralit, ndërkohë ka ra poshtë pagesa për vrasjet.
Ka shkuar 10 mijë euro varrimi dhe 5 mijë euro vrasja”…
Heu thashë, prandaj kanë filluar me i zhduk fare kufomat, sepse nuk dashkan me i ndarë lekët me funeralin!!!
Kur e mendon?!
Dikur ka qenë më shtrenjtë me vra dhe më lire me varros.
Tani, mesa duket kemi ecur përpara.
Kushton më shtrenjtë varrimi se sa të vrasësh!!!!”
