Një aksion i rëndësishëm policor është arritur në Bosnje-Hercegovinë. Elvis Kelmendi, i biri i bosit shqiptar të drogës Naser Kelmendi nga Peja, është arrestuar së bashku me dy shoqëruesit e tij.
Ata vepronin si grup i organizuar kriminal, me role dhe detyra të ndara. Shisnin sasi të mëdha të drogave narkotike në tregun ilegal të drogës në Sarajevë dhe qytete të Bosnje-Hercegovinës. Në kuadër të hetimeve, po hetohen edhe paratë e fituara me veprimtari të paligjshme.
Naser Kelmendi me origjinë nga Kosova është përmendur si një nga tregtarët më të mëdhenj të drogës në Ballkan, edhe pse ai vetë e ka mohuar gjithmonë. Së bashku me 3 djemtë e tij, është futur edhe në listën e zezë të SHBA-së.
