Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Pranimet e reja në Universitetin Bujqësor, kuotat e tarifat

08:58 / July 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
UBT REKTORATI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bujqësori do të pranojë më shumë studentë të rinj në nivelin bachelor, dhe sipas vendimit të senatit akademik, pesë fakultetet e tij kanë propozuar afërsisht 344 kuota më shumë në raport me një vit më parë.

“Panorama” në versionin print zbulon se nga 5405 kuota studimi të miratuara për këtë vit akademik për të dyja ciklet e studimit, gati gjysma e tyre janë vetëm në ciklin e parë të studimeve. Bëhet fjalë për 2595 studentë të rinj, që janë parashikuar të ulen në auditorë për herë të parë, nga 2251 vitin e shkuar.

Por, ndryshe nga kuotat, tarifat nuk kanë pësuar asnjë ndryshim. As janë rritur, referuar tavanit maksimal të caktuar me vendim qeverie e as janë përgjysmuar, ashtu siç kjo e fundit thotë se do të veprojë edhe këtë vit. Sidoqoftë, vendimi ngelet në dorën e të rinjve që planifikojnë të kandidojnë dhe që duhet të konsultohen më parë me mundësitë që ofron universiteti, e po ashtu edhe tarifat vjetore që ka miratuar Senati Akademik (bashkëngjitur shkrimit).

KUSHTET E PRANIMIT

Me rëndësi për kandidatët garues për një nga këto kuota, përpara se të bëjnë zgjedhjen e tyre, me plotësimin e Formularit A2, është konsultimi me kushtet që ka vendosur UBT për të rekrutuar më të mirët. Kriteri i meritës, ai i rëndësisë, nota e lëndës me zgjedhje, do të përcaktojnë fituesit në pesë fakultetet e Bujqësorit.

Ndonëse treguesit janë të njëjtë, pesha e tyre ndryshon. Diferencën e bëjnë koeficientet sipas profilit të shkollës së mesme, të cilat variojnë nga një fakultet në tjetrin. Por, si do të bëhet përllogaritja e pikëve? Bujqësori ka një ndër formulat më të thjeshta, që me lehtësi mund t’i përllogarisin pikët dhe vetë të rinjtë, bazuar në rezultatet e tyre, që tashmë i dinë.

Nota mesatare e gjimnazit (apo ajo që cilësohet si kriteri i meritës) bashkë me koeficientin e shkollës prej nga vjen maturanti, përbëjnë 90% të peshës në formulën e përllogaritjes së pikëve në fakultetin më të madhe e të preferuar te Bujqësori, Ekonomia dhe Agrobiznesi. 10 përqindëshi i mbetur është për rezultatin e lëndës me zgjedhje, e cila duhet të jetë mundësisht e fushës së ekonomisë./ Panorama

ubt

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.