Edhe pse jo një marrëveshje, por një pranim i neneve bën që Kosova të jetë në një tension politik. Dy partitë më të mëdha opozitare në Kosovës, PDK dhe LDK, kritikuan kryeministrin Albin Kurti për pranimin e propozimit europian në lidhje me dialogun me Serbinë. Për ta me këtë propozim për normalizimin e raporteve me Serbinë, Kosova ka humbur njohjen e ndërsjellë dhe ka pranuar që të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Aty nuk flitet për njohjen nga pesë vendet mos-njohëse të BE, nuk flitet për hapjen e rrugës drejt anëtarësimit në NATO, as për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në BE. Rrjedhimisht, ai mundësoi heqjen e marrëveshjes finale me njohjen e ndërsjellë në qendër dhe i solli vendit një marrëveshje të përkohshme me asociacionin në qendër”, u shpreh kreu i PDK Memli Krasniqi.
Po ashtu edhe LDK-ja u shpreh kritike ndaj Kurtit, duke argumentuar se propozimi nuk përfshin njohjen, por parashikon zbatimin e marrëveshjeje për Asociacionin. “Dokumenti i pranuar po ashtu parasheh implementimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake – përfshirë dhe Asociacionin- si dhe statusin e veçantë për Kishën Ortodokse Serbe. Kryeministrit i ka mbetur vetëm ta dakordojë datën e themelimit te Asociacionit, meqë ai, me pranimin e zbatimit të marrëveshjeve paraprake, ka pranuar që ta themelojë atë”, tha LDK.
