Edhe pak ditë i kanë mbetur dimrit, shitjet online të fundeve që do të jenë në modë këtë pranverë kanë nisur prandaj shihni se çfrarë duhet të blini për të qenë në një hap me modën.
1- Me print
animal në ngjyra të ndezura
Cilado që ka përqafuar së paku një herë printet animal në
veshje duhet të dijë se në pranverë ky print vjen me një pamje tjetër. Do të
shihni se këto printe do të vijnë në variante me ngjyra të çelura, fiks edhe
për kohën.

2- Të çarë në njërën anë e me lidhje
Njësoj si fustanet e të njëjtin model ky model fundi është një ndër më të peferuarit. Stili në fjalë përshtatet me format e trupit dhe duket si zgjedhja e duhur gjatë gjithë kohës.

3- Funde me gjatësi midi në ngjyra të çelta
Një fund me gjatësi midi dhe mundëisht në ngjyrë neon, që është edhe ngjyra në modë për këtë sezon, është zgjedhja e duhur për të përqafuar trendet.

4- Funde me thekë
Pas muajsh të tërë në geta, ja një mënyrë për të ekspozuar këmbët. Duke ditur edhe që thekët janë në modë, ja një mënyrë për të qenë IN dhe një trend që do e shihni kudo në Instagram.

5- Logo-Mania
Në vargun e gjithë rikthimeve të viteve ’90, përfshihen edhe logon sigurisht.

/ bordo /