E ftuar në “Rudina” meteorologia Tanja Porja tha se dy muajt e ngelur të pranverës do sjellin surpriza të motit.
Tanja u shpreh duke thënë se prilli dhe maji priten të jenë shumë pranë vlerave normale klimatike pra jo një pranverë e nxehtë si dhe një Pranverë pa shumë reshje.
“Pesë ditët e para të muajit Prill do të sjellin një rritje të ndjeshme të temperaturave kryesisht në mëngjes pasi deri tani kanë qenë të freskëta. Gjatë muajit Prill nuk është çudi që të përsëriten reshejt e dëborës në zona të thella. 13 deri në 16 Prill moti gjithnjë prishet duke marrë parasysh 20 vitet e fundit. Stina e Pranverës do të jetë relativisht e freskët, por me temperaturat do të jenë lehtësisht mbi vlerat normale. Zona e juglindjes do të jenë më të nxehta. Kjo është anomalia më e madhe gjatë muajit Prill. Prilli do të jetë i thatë dhe Maji pritet të vijojë po njëlloj, po edhe më i nxehtë. Sasia e reshjeve do të jetë e pakët”, tha Porja.
