Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Prapaskenat e Kombëtares / Disa kërkuan të mos grumbulloheshin, Abrashi pranoi me dëshirë karantinën

08:25 / October 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
abrashi kombetarja veseli 1024x682 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Amir Abrashi mund të mos jetë ndër personazhet më mediatikë të përfaqësueses shqiptare të futbollit, por mbetet një nga më të palodhurit në radhët e saj dhe rrallëherë ka gabuar një ndeshje kur ka qen në fushën e lojës, Për fatin e keq, karriera e tij në këto vite është bllokuar shpesh nga dëmtime të njëpasnjëshme, por sa hërë ka qenë në fushë “Pirtbulli” nuk është kursyer për fanellën kuqezi, të cilën në fillim e zgjodhi mes shumë dyshimeve, i dyzuar mes saj dhe Zvicrës.

Java e fundit e tregon më së miri përkushtimin që ka lojtari ndaj fanellës së përfaqësueses shqiptare. Në një situatë shumë të komplikuar për shkak të COVID-19, lojtarë të ndryshëm vendosën që të kërkonin nga trajneri Reja që të mos grumbulloheshin, për të evituar karantinën. Gjasula dhe Selahi janë shembujt konkretë të një kërkese të tillë, të konfirmuar zyrtarisht nga klubet përkatëse se nuk u kishin bërë asnjë pengesë futbollistëve për udhëitmin por kishte qenë zgjedhje e tyre personale për të mos qenë pjesë e këtij grumbullimi.

Amir Abrashi vendosi të kundërtën dhe kjo ka bërë bujë edhe në media gjermane si te “Kicker”. Edhe pse lojtari e dinte që Frajburg përballej me disa mungesa dhe udhëtimi i tij drejt Shqipërisë do të sillte karantinën e detyrueshem duke e bërë që të humbiste ndeshjen e radhës në kampionat, ai vendosi të mos refuzonte ftesën kuqezi. Lojtari udhëtoi, ishte protagonist në të dy ndeshjet e kombëtares dhe tashmë  ka udhëtuar përsëri drejt Gjermanisë ku do të qëndrojë të paktën një javë i izoluar, në pritje të lejes nga autoritetet shëndetësorë që të mund t’i kthehet aktiviteteve me skuadrën e tij. Një shembull përkushtimi ndaj fanellës para klubit, në një periudhë kur duket se në grupin kuqezi prioritetet kanë ndryshuar. /vipsport

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Miqtë tregohen të rrezikshëm në portën kuqezi, pjesa e parë vendoset nga goli i Asllanit

21:47 / October 6, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.