Marrëdhëniet Kosovë-Serbi janë tensionuar që prej sulmit terrorist të 24 Shtatorit në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë efektivi i policisë, Afrim Bunjaku.
Ndërsa aleatët perëndimorë u bëjnë thirrje dy vendeve për çtensionim të situatës, duket se Kurti dhe Vuçiç nuk janë në të njëjtin mendim.
Gjatë intervistës së tij në emisionin “Opinion”, Preç Zogaj thotë se Serbia nuk do kurrë marrëveshje me Kosovën, ndërsa nga ana tjetër kryeministri Albin Kurti është dakord për një marrëveshje midis dy vendeve.
Preç Zogaj: Serbia nuk do kurrë marrëveshje. Strategjikisht kushdo në Kosovë që kërkon ta lejë pa zgjedhje mund ta provokojë sa herë që do Serbinë. Serbia është e gatshme të provokohet nga një pretekst më i vogël, sepse nuk do marrëveshje. Unë them që Kurti e do marrëveshjen, edhe pse ka konceptet e veta për marrëveshjen.