Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Prefekti dhe kryebashkiakët e Dibrës përcaktojnë prioritetet për vitin 2022

20:47 / January 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prioritetet e vitit 2022 ishin kryefjala e takimit të Organit Këshillues pranë Prefektit të Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu me katër kryetarët e bashkive të këtij rajoni Agron Malaj, Ilmi Hoxha, Lefter Alla, Shkëlqim Murrja dhe drejtorët rajonal të institucioneve.

Prefekti nënvizoi se kjo traditë është ndjekur prej vitesh dhe ka për qëllim t’i përcjellë qeverisë prioritetet për çdo bashki. Shehu theksoi se rrugët, mjedisi, bujqësia, arsimi, shëndetësia si dhe sektorë të tjerë do të jenë me siguri në krye të prioriteteve të organeve të qeverisjes vendore.

Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj tha se gjatë vitit të kaluar ka nisur investimi për ujësjellësin e Zallë Gjoçajve që do t’u shërbejë mbi 25 mijë banorëve të 17 fshatrave dhe atyre të Burrelit.

“Ndërtimi i banesave sociale, shkolla profesionale, kanalet ujitëse, mirëmbajtja e rrugëve rurale, pastrimi i territorit, rikonstruksioni i çerdheve, kopshteve, shkollave, qendrave shëndetësore, mjediseve sportive, etj kanë patur vëmendjen e shtuar të Bashkisë Mat”, tha Malaj.

Ai përmendi si prioritete të vitit 2022 rritjen e sipërfaqes që do të ujitet, vazhdimin e investimeve për banesat sociale, rehabilitimin e QKF-së Burrel, asfaltimin e rrugëve të fshatrave Gërman e Batër e Vogël, investimin në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane Burrel, rikonstruksionin e unazës poshtë qytetit Burrel, rehabilitimi i shkollës “Pjetër Budi” dhe “Ali Metra”, përmirësimin e infrastrukturës në të gjitha lagjet e Burrelit me fondet e bashkisë dhe specialistët e ndërmarrjes bashkiake.

diber 1

bashkiaket prefekti prioritetet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Nga telefoni te adresa e shtëpisë, GJKKO shton kufizimet dhe kërkesat ndaj gazetarëve, por nuk u garanton të drejtën për të filmuar apo transmetuar seancat

15:33 / September 1, 2026

Pas largimi të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë. Veliaj komandon Alban Dokushin

15:23 / September 1, 2026

Avokatët kundër rregullores së re të GJKKO: Nëse nuk reflektohet, bojkotojmë seancat

13:11 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.