Prefekti i Qarkut Kukës Agron Geca tha se i gjithë rajoni është përfshirë nga reshjet e borës dhe era e fortë, duke krijuar probleme sidomos në rrugët nacionale dhe rurale.
Geca pohoi se mjetet dhe forcat janë angazhuar maksimalisht për mbajtjen në gatishmëri të gjitha rrugëve, ndërkohë kërkon që përdoruesit e mjeteve të përdorin zinxhirë dhe të lëvizin me kujdes.
Postimi i Prefektit të Kukësit:
Situata në Qarkun Kukës sot më datë 20.01.2024 i gjithë territori është përfshirë nga reshje bore, shoqëruar me erë të fortë.
Prefekti i Qarkut Kukës z.Agron Geca gjatë inspektimeve në rruge nacionale, u shpreh se rrugët jane të qarkullueshme me goma dimërore dhe në disa akse duhet prania e zinxhirëve.
•Subjektet kontraktore me kapacitetet e tyre gjatë gjithë kohës po punojnë për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.
•Nga bashkitë Kukës , Has dhe Tropojë po punojnë me të gjitha kapacitetet për të mbajtur të qarkullueshme të gjitha rruget rurale që kanë në administrim.

