Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Prefekti Kuçana: Qendra e Zhvillimit të Turizmit në Valbonë 4180 m2 (Foto)

22:22 / December 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
80047372 1477390649079615 881750687015239680 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prefekti i Qarkut Kukës, Zenel Kuçana thotë se Qendra e Zhvillimit të Turizmit në Valbonë shtrihet në një sipërfaqe prej 4180 m2 dhe kjo është një arritje e rëndësishme për turistët vendas e të huaj. Prefekti shton se janë ndërtuar 50 shtëpi mjaft komode që me siguri do të shtojnë numrin e turizmit në çdo stinë të vitit.

Postimi i Prefektit të Kukësit:

Është përfunduar Qendra e Zhvillimit të Turizmit në Valbonë një investim prej 800 mijë euro nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Qeveria Shqiptare.
Qendra e Zhvillimit të Turizmit në Valbonë shtrihet në një sipërfaqe prej 4180 m2 dhe strukturat kryesore janë 2 ndërtesa të cilat do të sherbejnë për zyra, bar, restorant dhe akomodim për turistët. Zyra e informacionit do të jetë ajo që do të orientojë turistët e huaj në lidhje me 50 shtëpitë “guest-house” të zonës, kontaktin, hartat e vendodhjeve, harta dhe broshura të ndryshme për Valbonën, si dhe turet e ecjeve apo ngjitjeve në mal, informacion për Parkun Kombëtar etj. Gjithashtu në këtë qendër është edhe një dhomë me oxhak, e cila do të jet dhoma e miqve, mobiluar sipas traditës së zonës, e cila do të kryejë edhe funksionin e një muzeu etnografik.
Në këtë qendër janë ndërtuar edhe 4 shtëpiza prej druri për akomodim për 50 persona për tju përgjigjur një fluksi turistësh .
Por jo vetëm kaq, në këtë qendër është ndërtuar një dhomë e cila do të shërbejë si dhoma e ndihmës së shpejtë me medikamentet dhe logjistikën përkatëse.
Në këtë qendër është ndërtuar edhe kuzhina, për të promovuar ushqimet tradicionale të zonës, si dhe do të ofrohen kurse trajnimi në lidhje me gatimin.
Tani Qendra e Zhvillimit të Turizmit në Valbonë plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për tju shërbyer në cdo kohë turistëve të cilët vijnë dhe vizitojnë Valbonën.
Në këtë inspektim të mbarimit të punimeve për Qendrën e Zhvillimit të Turizmit në Valbonë mori pjesë Ministri i Turizmit dhe Mjedisit z.Blendi Klosi, Kryetari i Bashkisë Tropojë z.Rexhë Byberi, Prefekti i Qarkut Kukës z.Zenel Kuçana dhe banorë të zonës.
Në Këtë aktivitet u prezantua dhe përurua libri (albumi) i z.Alket Islamit, Mjeshtri Aeronautikës Shqiptare “Alpet Shqiptare nga Ajri”.

2 26
3 19
4 21

turizmi ne valbone zenel kucana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.